Incidentet në referendum, pezullohet Barcelona-Las Palmas

01/10/2017 00:00

Ndeshja mes Barcelonës dhe Las Palmasit, e parashikuar që të luhej sot në orën 16:15 në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 7 të kampionatit spanjoll, është pezulluar.

Incidentet e ndodhura në zona të ndryshme të Katalunjës, ditën e votimit në referendumin për pavarësi, bënë që forcat e rendit në këtë rajon të mos marrin përsipër sigurinë e kësaj ndeshjeje.

Pak orë më parë, klubi i Barcelonës me në krye presidentin Bartomeu e kishte kërkuar pezullimin e kësaj sfide, e pas një sërë tratativash u mor edhe vendimi përfundimtar.

Ndërkohë, më herët Federata Katalanase e Futbollit edhe ajo e Basketbollit pezulluan ndeshjet e të gjitha kategorive në këto disiplina sportive, të parashikuara për t’u zhvilluar këtë të dielë.

Top Channel