Pato te Milani?! Braziliani: Në futboll je me valixhet gati

29/09/2017 00:00

Alexander Pato, një “njohje e vjetër” e Milanit, i cili aktualisht luan në Kinë me Tianijin Quanijian, ka lënë të hapur çdo mundësi rikthimi te kuqezinjtë.

Në një intervistë për “Goal.com”, sulmuesi brazilianë ka thënë se në futboll asnjëherë nuk mund të flasësh se çfarë mund të ndodhë një ditë më pas.

“Jam i lumtur këtu, por në vitet e fundit kam mësuar se në futboll, ne jemi gjithmonë me valixhet gati dhe kurrë nuk mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë “nesër’”, u shpreh Pato.

Edhe pse tashmë braziliani është në Kinë, Italia dhe Milani janë në zemrën e tij. “Një rikthim te Milani? Çdo gjë mund të ndodhë”, thotë ai.

Top Channel