Ferrari dhe Vettel bëhen me krahë në Malajzi

29/09/2017 00:00

Është dashur të thahet pista e Malajzisë që komandën ta marrë Ferrari në provat e lira, duke vendosur kohë rekord.

Vettel dhe Raikkonen janë shfaqur superiorë në sesionin e dytë të provave të lira në Malajzi, duke krijuar diferenca të konsiderueshme me rivalët. Gjermani e ndali kronometrin në kohën rekord 1.31.261. Pas tij u rendit Ferrari tjetër me Kimi Raikkonen që ishte 6 të dhjetat më ngadalë.

Pas dy makinave Ferrari u rendit Ricciardo, por me një diferencë prej 8 të dhjetash. Me pak të mijëtat në vendin e katërt u rendit Verstappen. Hamilton, që në një moment doli nga pista, nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Sërish një paraqitje e shkëlqyer për Alonson që u rendit i pesti.

Top Channel