Xhafaj për akuzat e Bashës: Hartim politik. Hetim “Elbasanit”

28/09/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të opozitës për lidhje të qeverisë me krimin.

“Sapo ndoqëm një hartim politik që ka qëllim të vetëm të nxijë realitetin e vendit, gjë që ju e bëni përditë në kancelaritë perëndimore”, ka thënë Xhafaj duke iu drejtuar Bashës.

Xhafaj ka theksuar se, edhe gjatë qeverisjes së kaluar raporte të institucioneve ndërkombëtare tregonin se, “mbjellja e kanabisit ishte në mbrojtje të shtetit dhe shteti nuk kishte kurajo të ndërhynte”.

“Në këto vite qeveria është përballur me këtë realitet. Por sot kemi numrin më të ulët të mbjelljes së bimëve të kanabisit. Nuk është në dinjitetin tuaj dhe as në nevojën që kemi për të adresuar këto probleme që të nxijmë gjithçka”, ka vijuar Xhafaj, i cili ka folur edhe për ngjarjen në Elbasan, ku u godit makina e nëndrejtorit të policisë.

“Ngjarja në Elbasan është reagim ndaj rritjes së goditjes së krimit nga policia. Gjendja e policisë në Elbasan do të jetë pjesë e një analize të thellë dhe po ashtu edhe rrjedhja e videos që përbën sekret hetimor”, ka shtuar Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta