
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si deklarata që vijnë nga dëshpërimi akuzat e PD dhe kryetarit të saj për lidhje të qeverisë me krimin.
“Po ia hiqni tullat partisë tuaj një e nga një dhe këtë nuk e them unë por rezultati që ju ka sjellë këtu. Dhe do të vazhdoni t’ia hiqni nëse nuk e kuptoni se cili është roli juaj në këtë skemë”, ka deklaruar Rama.
Rama e ka cilësuar si të papranueshëm përdorimin e termit “krimi etnik shqiptar”, një term sipas tij i promovuar nga nacionalistët në qarqet europiane.
“Ky term të çon tek një pyetje, po ju politikanët etnikë shqiptarë çfarë jeni, kur nuk dini të ndani politikën tuaj me racizmin europian në Europën e sotme, që synojnë kundërvënien ndaj projektit të Europës së bashkuar për të cilën jemi të angazhuar të gjithë?”, ka thënë Rama.
Për Ramën, krimi etnik shqiptar është një shprehje raciste që duhet ta neverisin të gjithë, “ndërsa ju takoheni me ata që e përdorin dhe kjo më nxorri këtu”, ka vijuar Rama.
“Të bësh politikë me krimin është të bësh lobim për krimin. Dhe ju këtë keni 4 vjet e kusur që bëni dhe për këtë arsye jeni në këtë gjendje”, ka shtuar Rama.
Top Channel