Plani për Himarën, Bushati: Do të vazhdojë

28/09/2017 00:00

Gjatë intervistës së dhënë për televizionin shtetëror grek paraditen e së enjtes, Nikos Kotzias la të kuptohej se Shqipëria po tërhiqej nga plani për shembjen e disa shtëpive në Himarë si pjesë e planit zhvillimor të zonës.

Por, Ditmir Bushati la të kuptohet të kundërtën në mbrëmje në intervistën e dhënë në Top Story. Ministri i Jashtëm shqiptar tha se puna për planin zhvillimor do të vazhdojë

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare për këtë çështje është i qartë dhe jemi për zbatimin e ligjit në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë territorin. Ministria e Jashtme shqiptare nuk ka reaguar, jo për neglizhencë, por është një proces që drejtohet nga Ministria e Kulturës që shtrihet në zona përtej asaj të Himarës. Është një proces teknik dhe aty ku bëhet fjalë për çështje pronësore, shteti shqiptar ka disa rregulla që kanë të bëjnë me kompensimin dhe qytetarët e pakënaqur me kompensimin, mund të ankohen në gjykatë për një kompensim më të mirë”, deklaroi ai.

I pyetur nga Sokol Balla nëse heqja e ligjit të luftës nga pala greke do të prekte regjimin pronësor për çamët, ministri Bushati tha: “Heqja e ligjit të luftës prek regjimin pronësor që është sekuestruar pas luftës për shtetas të tjerë shqiptarë”, u shpreh ai. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta