Pjaniç në “pit stop”, do të mungojë ndaj Atalantës

28/09/2017 00:00

Mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjaniç do të detyrohet të mungojë në transfertën e kësaj fundjave, që kampionët e Italisë do të luajnë në Bergamo ndaj Atalantës.

Futbollisti ballkanas është dëmtuar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e radhës në Serie A, pas problemeve që vuajti në nxemjen para ndeshjes me Olympiacos në Champions League.

Tërheqja muskulare në kofshën e djathtë, sipas stafit mjekësor të bardhezinjve do të imponojë një mungesë dyjavore. Objektivi i skuadrës torineze është që Miralem Pjaniç të rikuperohet në kohë për 90-minutëshin e rëndësishëm të 14 tetorit, që do të zhvillojë ndaj Lacios.

Ndërkohë, dizenjatorët e arbitrave kanë zgjedhur edhe “xhaketat e zeza” që do të vendosin drejtësinë në sfidat e fundjavës. Për sfidën e Juventusit ndaj Atalantës, arbitri kryesor do të jetë Damato, kurse ndeshja që ka vëmendjen kryesore të Serie A, ajo mes Milanit dhe Romës do të jetë në duart e Bantit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta