Milan i pandalshëm në Europë , Cutrone “mrekulli” në limite

28/09/2017 00:00

Milani është ende një ekip në ngritje, e ndërsa kjo vërehet me luhatjen në Seria A, kuqezinjtë duket se janë të pandalshëm në Europë.

I ndërtuar thuajse nga hiçi, Milani i këtij sezoni është i përbërë nga talente të reja si Andre Silva dhe Patrick Cutrone. I pari ka treguar se ia ka vlejtur çdo qindarkë që pronarët kinezë ka hedhur për të, duke shënuar sërish për kuqezinjtë. I dyti i ardhur nga akademia e Milanit është prova e gjallë se nuk nevojiten shumë para për të pasur talentet e së ardhmes në ekip.

Pas golit të  Andre Silva në të 14, Musacchio në të 53-tën dyfishoi shifrat pas një karamboli në zonën e Rijekas.

Me avantazhin e dy golave kuqezinjtë lëshuan në lojë dhe pësuan dy gola të shpejtë në minutat shtesë, nga Acosty dhe Josip Elez që ktheu në gol një 11-metërsh.

Por sërish kuqezinjtë nuk janë dorëzuar duke u rihedhur në sulm dhe ndërsa luheshin sekondat e fundit Cutrone ka shënuar golin e tij të parë në Europa League dhe të tretin për Milanin, duke i çuar kuqezinjtë në krye të grupit D me 6 pikë.

Top Channel