“Harry Kane, më i mirë sesa Cristiano”

28/09/2017 00:00

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka lavdëruar sulmuesin e tij Harry Kane, pas tregolëshit që anglezi shënoi ndaj APOEL, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Pochettino e ka ngritur shumë stekën në krahasimin që i ka bërë futbollistit, duke thënë se “ndoshta është më i mirë edhe sesa Cristiano Ronaldo”.

“Cristiano është lojtar fantastik, një nga më të mirët, por Harry gjithashtu është fantastik. Ndoshta është më i mirë sesa Cristiano sepse është më i ri në moshë”, deklaroi trajneri i skuadrës londineze.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta