Europa League/ Fitojnë Lazio e Arsenal, Sociedad ‘ngrin’ në Rusi

28/09/2017 00:00

Takimet e Europa League, të zhvilluara në orën 19:00, kanë prodhuar surpriza, pasi jo të gjitha ekipet favorite kanë arritur të fitojnë. Kështu Lazio e Strakoshës ka triumfuar me rezultatin 2-0, ndaj belgëve të Zulte, ku aktivizohet edhe ish sulmuesi I Skënderbeut Peter Olayinka.

Fitore bindëse mori edhe Arsenal në Bjellorusi, 2-4 ndaj Bates vendase, në një takim ku llogaritë u mbyllën Brenda 25 minutave të para, ku ‘topçinjtë’ shënuan tre gola. Athletic Bilbao u befasua në shtëpi nga ukrainasit e Zorya, të cilët triumfuan me rezultatin 0-1, dnërsa humbje pësuan edhe gjermanët e Koln, përballë Crvena Zvezdas.

Zenit mposhti 3-1 spanjollët e Real Sociedad, ndërsa Salzburg fitoi minimalisht ndaj francezëve të Marseille. Maqedonasit e Vardar humbën me rezultatin 3-1, ndaj vendasve të Rosenborg, ndërsa Ostersunds mposhti 1-0 Hertha Berlin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta