
Me anë të një postimi në Facebook, Albin Kurti ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me pa të drejtë po i kërkon homologut të tij kosovar që të ndryshojë mendim lidhur me kufirin me Malin e Zi.
“Ne dëgjuam se z. Rama po i kërkon z. Haradinaj, kryeministrit aktual të Kosovës, që të ndërrojë qëndrim për demarkacionin me Malin e Zi. Z. Rama pra po kërkon që, kundër asaj që dëshmohet në harta, në dokumente zyrtare, nga profesionistët ekspertë, në mbamendje institucionale, në kujtesë popullore dhe me peticionin masiv qytetar, të përkrahet një marrëveshje e padrejtë që ia heq Kosovës 8.200 ha. të territorit”, thuhet ndër të tjera në statusin Kurtit.
Por nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit Edi Rama, që po përmes të njëjtit kanal komunikimi, statusit në FB, i kujton atij se nuk ka falur kufi detar, e jo më kur bëhet fjalë për tokë, duke theksuar se “kufijtë nuk përcaktohen me opinione”.
“I dashur Albin! Faktet s’janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, shkruan Rama.
Top Channel