
Marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e varrezave, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmi Bushati e quajti të njëanshme.
Megjithatë, duke folur në Top Story ai tha se qeveria “Rama” është zotuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por ka kërkuar një protokoll garantues për zbatimin e drejtë të saj.
“Në 2009 qeveria Berisha dhe qeveria e Karamanlis në Greqi ranë dakord për ndërtimin e dy varrezave greke në Shqipëri. Ne e njohim këtë marrëveshje, por kemi kërkuar një protokoll për zbatimin, pasi kishte nevojë për disa elementë garantues për mënyrën sesi do të zbatohej kjo marrëveshje. Janë bërë disa takime në nivel ekspertësh dhe në këtë çështje jemi afër zgjidhjes”, tha ai.
Bushati tha se Tirana i ka kërkuar Athinës nderimin e të rënëve të komuniteti çam dhe duke i paraqitur një sërë praktikash të shumëllojshme.
Top Channel