Bayern, Robben tregon se ku qëndron problemi
28/09/2017 00:00
Bayern Munchen po noton në ujra të turbullta dhe humbja 3-0 ndaj PSG në Champions e ka rënduar edhe më shumë situatën.
Carlo Ancelotti nuk përfshiu në formacionin fillestar yjet Robben e Ribery, duke besuar te James dhe Tolisso. Vetëm në pjesën e dytë pati disa minuta për holandezin, ndërsa Ribery nuk u përdor fare.
Pas ndeshjes, Robben nuk pranoi të mbështeste publikisht trajnerin italian, duke ndezur edhe më tej situatën në dhomat e zhveshjes.
“A e mbështesim të gjithë Ancelottin? Nuk do i përgjigjem kësaj pyetjeje”, tha Robben, i ngrysur në fytyrë.
Top Channel