Shtohen dokumentet që mund të tërhiqen “online”

27/09/2017 00:00

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, komunikoi masat që qeveria ka marrë për lehtësimin e procedurave për qytetarët.

“Shtojmë dokumenta që mund të tërhiqen online, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet. Nga java e ardhshme, nuk do të kërkohet më konfirmimi për gjendjen aktive të mjetit. Do të jenë vetë institucionet që do e bëjnë këtë konfirmim”, theksoi Gjknuri.

Ministri shtoi edhe se “autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit të automjetit dhe vërtetimet për lejen e drejtimit, që janë shërbime me pagesë, do të kryhen përmes portalit e-Albania”.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës po studion hapa për të lehtësuar shërbime të tjera. Jemi në reformë të plotë dhe shumë shpejt do të lehtësohen edhe më shumë shërbime”, tha Gjiknuri.

Top Channel