
Asnjë surprizë në ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ku skuadrat e mëdha bënë detyrën duke prerë biletën për fazën tjetër. Kukësi që kishte pësuar humbje ndja Egnatias përmbysi gjithcka në sfidën e luajtur në Pezë Helmës, duke fituar thellë me reuzltatin 4-0.
Për skuadrën e Milinkovic realizuan Guri, Krkotic dhe Kale në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë sulmuesi i ri shkodran realizoi golin e dytë personal dhe të fundit të sfidës, duke mbyllur llogaritë me rrogozhinasit. Tirana fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Besës, këtë radhë me rezultatin 2-0 ku të dy golat e sfidës i realizoi Michael Ngoo.
Vllaznia avancoi pasi shkatërroi 4-0 Kastriotin, sikurse Teuta që fitoi 2-0 me Tërbunin, pasi kishte humbur 1-0 në takimin e parë. Besëlidhja i shënoi vetëm një gol Shënkollit, për të vijuar më tej, sikurse Erzeni që eliminoi me gol në fushën kundërshtare Burrelin, që në sfidën e parë pat fituar 2-1.
Goledadë e Partizanit në ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminator të Kupës së Shqipërisë ndaj Naftëtarit të zhvilluar në Kamzë, ku të kuqtë fituan me rezultatin e thellë 7-0, me 6 futbollistë që shënuan emrin në listën e golashënuesve.
Edhe pse me shumë ndryshime në formacion falë cilësisë së dobët të kundërshtarit, Partizani e zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të më Xhixhua, ndërsan në fund të pjesës së parë e gjeti rrjetën Bardhi. Të kuqtë dominuan edhe në pjesën e dytë teksa shënuan me radhë Basrak, Herrera, Adorjan dhe Shahinas, me goleadën që u kompletua me të shtatin të realizuar nga Bardhi, për të cilin ishte finalizimi i dytë. U kualifikua gjithashtu Flamurtari, që mposhti Dinamon 4-1, me golat të Deliajt, Zhufos me 11-metërsh, Toungaras, sërish mepenallti dhe Hysenit, ndërsa për blutë e kryeqytetit realizoi Hasa.
Avancojnë gjithashtu Luftëtari që kaloi Elbasanin 3-0, Pogradeci, ndonëse barazoi 1-1 me Shkumbinin, Turbina e cila barazoi 1-1 në fushën e Korabit teksa kishtë triumfuar 3-2 në takimin e parëj, Bylisi edhe pse u mund 1-2 nga Tomori, si dhe Laci, kundër të cilit Sopoti nuk denjoi të zbriste në fushë.Lushnja ndërkohë arriti të kualifikohej me vështirësi ndaj Apolonisë, të cilën e eliminoi vetëm pas goditjes së 11-metërshave.
Formati i Kupës kishte parashikuar një përplasje Tirana Vllaznia në turin e dytë dhe kështu ka ndodhur. Ndërsa ciftet e tjera janë Erzeni – Kukesi, Besëlidhja – me fituesin e ciftit Skënderbeu – Mamurrasi dhe fituesi i Kamza – Iliria me Teutën.
GRUPI A
Erzeni-Kukësi
Besëlidhja-Skënderbeu/Mamurrasi
Kamza/Iliria-Teuta
Tirana-Vllaznia
Grupi B
Pogradeci-Partizani
Bylis-Luftëtari
Apolonia/Lushnja-Laçi
Turbina-Flamurtari
Top Channel