“Çmenduria” e portierit, 4 pritje në 4 sekonda (VIDEO)
27/09/2017 00:00
Roy Kortsmit, portieri i Sparta Rotterdam në kampionatin holandez të futbollit është bërë protagonist absolut në vetëm 4 sekonda.
Refleksi dhe shpejtësia janë ndërthurur me njëra-tjetrën, duke bërë që portieri 25-vjeçar të realizojë 4 ndërhyrje të jashtëzakonshme në vetëm 4 sekonda në ndeshjen që skuadra e tij zhvilloi ndaj Ado den Haag.
Megjithatë ndërhyrjet e portierit nuk patën shumë ndikim në rezultat, pasi skuadra e tij u mund 1-0 në transfertë.
Top Channel