Basha pret Haradinaj: PD, mbështetje të plotë Kosovës

27/09/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti pasditen e së mërkurës në një takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë takimit, i cilësuar “i ngrohtë dhe miqësor” nga selia blu, Basha siguroi Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, si dhe në përballimin e sfidave të tjera.

“Integrimi europian dhe euro-atlantik i Kosovës është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetem të Kosovës, por të mbarë rajonit”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës.

“Gjithashtu nuk do të mungojë asnjëherë edhe mbështetja konkrete për njohjen nga shtete të tjera përmes kontakteve dhe raporteve që Partia Demokratike ka me forca të rëndësishme politike në Europë dhe vende te tjera”, tha Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta