Superpagat e Vettingut, debat në grupin e PS

26/09/2017 00:00

Një pikë që solli debat në mbledhjen e grupit parlamentar socialist këtë të martë, ishte dhe buxheti për institucionet e reja të Vettingut, ku nuk munguan as kundërshtitë, si nga Erjon Braçe, ashtu edhe nga Saimir Tahiri.

Edi Rama: Nuk është çështje numri punonjësisht, por është çështje strukturimi si duhet i një institucioni për të marrë rezultain maksimal. Në rastin konkret, kur është fjala për një proces kaq të rëndësishëm, siç është ai i vettingut, ne jo vetëm nuk do të kursejmë asnjë burim që qeveria ka dhe që duhet t’ja vendosë në dispozicion këtij procesi, por përkundrazi, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme.

Erjon Braçe: Është një vendim që ka në mënyrë të qartë efekte financiare. Kësaj radhe u tejkalua, por unë do ju kërkoj që herë tjetër mos të ndodhë më që vendime të tilla mos të kalojnë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Saimir Tahiri: Dy nga institucionet thanë aty që ne nuk bëjmë dot detyrën me këtë buxhet. Kur këto institucione na e thonë që sot që s’bëjmë dot detyrën, nesër çfarë do na thonë? S’e di, ndoshta duhet parë më pak fleksibilitet nga ana jonë dhe ndoshta nga Ministria e Financave.

Arben Ahmetaj: Unë e ftoj Saimirin që të ulet me mua që të shohim detajet që dhe ai të dalë i qetë që ne i kemi dhënë mbështetjen maksimale strukturës nga ana financiare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta