Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në institucionet publike Pas publikimit të një raporti në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që dëshmonte për nivele të larta të ngarkesave mikrobike si dhe numrin e lartë të infeksioneve spitalore, ka reaguar zëvendësministrja e Shëndetësisë.
Mira Rakacolli, e cila shpjegon se pas koncesionit të sterilizimit në sallat e Kirurgjisë në QSUT infeksionet spitalore janë përgjysmuar pasi në vitin 2015 përllogariteshin në masën 30%.
“Pikërisht për këtë bëmë dhe partneritetin publik privat për sterilizimin dhe rezultatet ishin të menjëhershme, pasi nga 2015 në 2017 i kemi çuar ne 12%, pra i kemi përgjysmuar. Ndaj në këtë projekt do ta shtrimë së shpejti në të gjithë spitalet në vend”, shprehet Mira Rakacolli , zëvendësministrja e Shëndetësisë.
Por Rakacolli infeksionet spitalore i lidh dhe me kushtet higjieno-sanitare të sallave dhe spitaleve, te të cilat do të ndërhyjnë me aksionin e lançuar për 100 ditëshin e parë të qeverisë “Rama 2”.
“Infeksionet lidhen ngushtë me ndotjen e ambientit. Ndaj dhe aksioni i lançuar nga ministrja nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin e territorit të jashtëm, por me ndërhyrjet që do të bëhet në të gjithë spitalet për krijimin e kushteve higjieno-sanitare, sipas standardeve”, thotë Rakacolli.
Por si mjeke, Rakacoli kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët shpesh gjatë vizitave të tyre te pacienti i shtruar shërben si burim i transmetimit të mikrobeve nga jashtë brenda, duke mos respektuar dhe ata vetë rregullat e higjienës apo duke refuzuar veshjet e posaçme kur takohet një pacient që ka kryer ndërhyrje.
Top Channel