Një foto sa njëmijë fjalë?!

26/09/2017 00:00

Për Princin Harry mund të ketë qenë thjesht një mënyrë e rehatshme për të kapur xhaketën, por rrjetet sociale po shpërthejnë nga teoritë e komplotit, që rrethojnë fotografinë e 33-vjeçarit me Melania Trump.

Përdorues të “Twitter”-it thonë se, gishtat e Harryt tregojnë shenjën e brirëve të djallit. Të tjerë këmbëngulin se bëhet fjalë për një mesazh të fshehtë, që pjesëtari i familjes mbretërore britanike është përpjekur të përcjellë.

Dikush tregohet sarkastik, e pyet “A mos vallë Princi po kërkon heshturazi ta shpëtojnë?”. Nuk mungon as varianti i një simboli të “Illuminati”-t.

Spekulimet janë nga më të ndryshmet. Një pjesë edhe qesharake, por duket se djali i vogël i Lady Diana i ka disa histori me gjestikulacionin, sidomos atë të duarve. Një veprim të ngjashëm, ai e bëri edhe në vitin 2010, kur po fliste përpara rekrutëve të “Royal Air Force”.

Gishti i famshëm jashtë këmishës u shfaq edhe gjatë muajit korrik, në kohën kur në “Central Park” të Londrës po zhvilloheshin lojërat “Fit and Fed”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta