Meta takon presidentin gjerman, Steinmeier: Mbështetje Shqipërisë

26/09/2017 00:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë të homologut gjerman Frank Walter Steinmeier.

Meta është pritur me ceremoni zyrtare nga Steinmeier, i cili përveçse ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe ka shprehur mbështetjen për ambicjet europiane të Shqipërisë.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe këtë e fakton edhe vizita e sotme. Gjermania i kushton vëmendje të veçantë Shqipërisë, mbështet reformat e brendshme të saj dhe vlerëson rolin e saj në Ballkan”, ka thënë presidenti gjerman.

I pranishëm në bisedimet e zhvilluara ka qenë edhe ministri për Çështjet e Europës, Michael Roth.

Kjo është vizita e dytë jashtë vendit e kreut të shtetit që nga marrja e detyrës në korrik, pas asaj në Itali ku u takua me homologun Mattarella.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta