
Pavarësisht vullnetit të mirë të drejtuesve dhe pëlqimit të tifozëve për ta patur në pankinë, Vincenco Montela luan ndaj Romës dhe Interit vendin e tij të punës.
Rezultatet mbi të gjitha janë ato që përcaktojnë fatin e trajnerit dhe te skuadra kuqezi në javët e fundit kanë qenë negative.
Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është një pobjektiv i pazëvendësueshëm për pronarët kinezë të Milanit që shkëlqyen në merkaton e verës dhe presin që të njëjtën gjë të bëjë edhe ekipi në serinë A.
Zërat për ndërprerjen e kontratës së trajnerit Montela kanë nisur të intensifikohen, aq sa edhe mediat në Apenine të përmendin emrat e zëvendësuesve potencialë.
Antonio Konte është një prej trajnerëve që sipas shtypit mund të kontaktohet, në varësi edhe të sezonit me Celsin. Italianiq ë mbetet kampion në fuqi por vështirë se do të mbrojë kurorën në Angli duke gjykuar nga dy ekipet e koracuara të Mancester, ka thënë disa herë se do të rikthehet në serinë A.
Milan kontaktoi më parë edhe trajnerin Karlo Anceloti, një emër që ka lënë shenjë në historinë e kuqezinjve dhe mund tëe pranojë të rikthehet aty ku e vlerësojnë, në kontrast me Bavarinë, ku idetë e tij diskutohen pas çdo 90 minutëshi dhe ku asnjëherë nuk ka fituar zemrat e tifozëve.
Top Channel