Marrëdhëniet me ultrasit, një vit pezullim dhe gjobë për Agnellin

25/09/2017 00:00

Një vit pezullim për presidentin e Juves, Andrea Agnelli, si dhe 300 mijë euro gjobë për klubin bardhezi. Ky është vendimi i Gjykatës kombëtare të Federatës italiane të Futbollit, sa i përket procesit ndaj drejtuesit më të lartë juventin për raportet me tifozët ultras.

Veç Andrea Agnellit, që personalisht është gjobitur edhe me 20 mijë euro, të dënuar nga gjykata janë edhe Francesco Calvo dhe Stefano Merulla me të njëjtin verdikt si presidenti, por edhe Alessandro Nicola D’Angelo me 3 muaj më shumë pezullim dhe 20 mijë euro gjobë.

Në procesin e zhvilluar me dyer të mbyllura, i nisur nga hetimi penal “Alto Piemonte”, kreu i Prokurorisë së FIGC-së, Giuseppe Pecoraro kishte kërkuar në gjykatë dënimin e presidentit të Juventusit me 2 vite e gjysmë pezullim, si dhe një gjobë prej 50 mijë eurosh.

Prokuroria kishte kërkuar në pretencën e saj edhe dënimin e Juventusit me zhvillimin e dy ndeshjeve me dyer të mbyllura, një tjetër ndeshje me mbylljen vetëm të sektorit “Curva Sud” të ultrasve, si dhe 300 mijë euro gjobë për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të klubit bardhezi sa i përket procesit së shitjes së biletave për ultrasit bardhezi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta