Lacazette i jep fitoren Arsenalit ndaj West Brom (VIDEO)

25/09/2017 00:00

Arsenali ka dominuar totalisht West Brom në ndeshjen e fundit të javës së 6 në Premier League, ndërsa Lacazette ka finalizuar rastet e krijuara në triumfin 2-0.

Francezi i ardhur te londinezët e Arsene Wenger vetëm në merkaton e verës ishte njeriu i ndeshjes me dy golat ë shënuar në këtë takim.

Në minutën e 20 të pjesës së parë, Lacazette zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 67 vulosi suksesin e Arsenal në këtë takim.

Kjo ishte fitorja e 3 e Arsenalit në 6 ndeshje, duke grumbulluar deri tani 10 pikë, me të cilat renditet vetëm në vendin e 7.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta