Fiksi sjell skandalin e radhës në shëndetësi

25/09/2017 00:00

Fiks Fare sjell sonte skandalin e radhës në shëndetësi, atë të infeksioneve spitalore.

Gazetarët e Fiks Fare, së bashku me specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë kryer një vëzhgim në disa spitale rajonale të vendit, ku specialistët kanë kryer analiza.

Në disa salla operacioni është gjetur një ngarkesë e madhe mikrobike, sidomos bakterie të eshiria kolit.

Në disa salla të tjera operacionesh mungonin sapunët, dezinfektantët dhe veglat kirurgjikale ishin tepër të vjetëruara.

Top Channel