Kukësi mposht Laçin dhe kap kreun

24/09/2017 00:00

Kukësi ka mposhtur Laçin në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’, me rezultatin 3-0 dhe i është bashkuar Skënderbeut në krye të renditjes, me shtatë pikë.

Verilindorët vinin në këtë takim pas barazimit të marrë ndaj Partizanit dhe fitoren e kishin alternativën e vetme, për të mos u shkëputur nga kreu dhe për të tentuar mbrojtjen e titullit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Milinkoviç kontrolloi ndeshjen që nga fillimi dhe fati e portieri laçian Selimaj, i mohuan golin e avantazhit në pjesën e parë.

Gjithsesi, Kukësi zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të, pas një autogoli të mbrojtësit Fangaj, i cili devijoi në rrjetë një goditje të sulmuesit azer Alijev. Në minutën e 76, fantazisti brazilian Kale dyfishoi shifrat, duke shënuar një supergol në trekëndëshin e portës së Selimajt dhe në të 86-ën, Bakaj vulosi shifrat në 3-0.

Nga ana tjetër, skuadra laçiane shfaqi mjaft probleme në fazën sulmuese, duke iu afruar portës së Koliçit vetëm nëpërmjet kundërsulmeve, që gjithsesi nuk ishin të rrezikshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta