Duro: I kënaqur, por mund të shënonim më shumë

24/09/2017 00:00

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro u shpreh mjaft i kënaqur me fitoren e arritur në Durrës dhe vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe në pjesën e parë shënuam dy gola, por mund të shënonim edhe 2-3 të tjerë. Edhe në pjesën e dytë e kishim lojën nën kontroll, por ndeshja u prish nga arbitri me atë 11 metërsh inekzistent, që futi në lojë Teutën dhe na komplikoi punën në minutat e fundit”, u shpreh Duro.

Trajneri i vlonjatëve vlerësoi organikën që ka në dispozicion dhe u shpreh i kënaqur me karakterin e treguar nga futbollistët,

“Jam i lumtur që kam shumë futbollistë në dispozicion, të aftë për të luajtur titullarë, sepse kjo më bën më komod në punën time. Dua të vlerësoj edhe karakterin dhe shpirtin e garës së treguar nga djemtë në fushën e lojës, sepse është një nga gjerat që më pëlqen më shumë te ky ekip”, mbylli Shpëtim Duro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta