
Në ndeshjen e fundit të javës së gjashtë, Atalanta ka arritur të marrë një barazim ‘in extremis’, por tërësisht të merituar, në ndeshjen ndaj Fiorentinës vendase.
Në ‘Artemio Franchi’ u zhvillua një sfidë shumë spektakolare, që pati për protagonistë futbollistët e Atalantës dhe portierin e Fiorentinës, Sportiello.
Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 12, me anë të talentit Enrico Chiesa, që goditi bukur brenda zonës dhe mposhti Etrit Berishën.
Që nga ai moment, Atalanta kërkoi me ngulm golin e barazimit, veçanërisht në pjesën e dytë, kur humbi edhe një 11 metërsh me Papu Gomez, si dhe disa raste të shkëlqyera shënimi. Gjithsesi, barazimi erdhi vetëm në minutën e fundit shtesë, kur Sportiello nuk ia doli të ndalë një goditje të mesfushorit Freuler.
Top Channel