
Dizenjatori i Moschinos, Jeremy Scott zgjodhi oborrin e një kazerme ushtarake, si pasarelë të koleksionit pranverë-verë 2018. Në ritmet e muzikës “rock”, modelet parakaluan më tutu me tyl e pupla të kombinuara me xhaketa lëkure.
Më pas, pasarela lulëzoi me krijime në formën e luleve dhe fluturave.
Dizenjatori i famshëm italian, Armani kishte përdorur ngjyrat në koleksionin e tij si një kundërpërgje personale ndaj momenteve të vështira e të trishta.Ngjyrat pastel dominuan koleksionin që përmblidhte të gjitha elementet karakteristike të Armanit; prerjet asimetrike, kombinimin e ngjyrave të çelura me të zezën dhe dizajnet gjeometrike.
Dizenjatori britanik i Roberto Cavalit, Paul Surridge e prezantoi koleksionin e tij debutues në Itali në parkun Sempione të Milanos.
Veshjet kishin prerje pas trupit e ndërthurnin ngjyrat e theksuara me imitacione të lëkurave të kafshëve, e gjithashtu me të bardhën e ngjyrat pastel. Fustanet e mbrëmjes zbukuroheshin me rruaza.
Top Channel