Porto Riko, alarm përmbytjeje nga shembja e digës

22/09/2017 00:00

Prishja e një dige mbi lumin Guajataca ka shkaktuar përmbytje ekstremisht të rrezikshme në Porto Riko, pas kalimit atje të uraganit “Maria”.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se autobusë të shumtë ishin vënë në dispozicion për të evakuuar njerëzit nga zona e përmbytur sa më shpejt të jetë e mundur.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në territorin amerikan, duke lënë pas shtëpi të shkatërruara dhe ndërprerje të furnizimit me energji për ishullin e Karaibeve. Guvernatori i ishullit e quajti “Marian” si stuhinë më të egër në një shekull.

Operatorët e digës mbi lumin Guajataca njoftuan shkatërrimin total të saj rreth orës 14:10 me atë lokale, digë që ndodhet në pjesën fundore nga veriu të lumit Guajataca, në veriperëndim të Porto Rikos.

Kjo shkaktoi një emergjencë të re nga përmbytjet për bashkitë Isabela dhe Quebradillas. Agjencia njoftoi rezidentët në këtë zonë të lëviznin në pjesën më të larta të mundshme.

“Kjo është një situatë ekstremisht e rrezikshme dhe kërcënuese për jetët tuaja. Mos u përpiqni të udhëtoni vet në zonë, pa siguruar më parë se i jeni larguar asaj pjese të prekur nga përmbytjet, apo që është përfshirë nga urdhri për evakuim”, thuhet në alarmin e lëshuar përmes faqes zyrtare të internetit të shërbimit të motit.

Ndërkohë, një tjetër situatë e rrezikshme është shfaqur pranë Porto Rikos, ku një helikopter britanik është vënë në punë për të shpëtuar një grua dhe dy fëmijët e saj, nga një varkë e përmbysur. Mediet lokale thonë se një mashkull britanik besohej të jetë bllokuar brenda varkës dhe të ketë humbur jetën përpara se të shpëtoheshin pjesëtarët e tjerë të familjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta