Mbyllen thertoret pa standarde

22/09/2017 00:00

Aksioni për kontrollin e tregtimit të mishit në të gjithë vendin do të përfshijë sipas planit të Ministrisë së Bujqësisë 4 hallka: thertoret e licencuara, rregullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre dhe pikat e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.

Ministri Niko Peleshi, nga Lushnja paralajmëroi mbylljen e të gjitha pikave të therjes që nuk plotësojnë standardet.

“Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standartet e pikave të tregtimit te mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standartizim dhe për regullim. Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standardit”, tha ai.

Në fund të 100-ditëshit të parë të Qeverisë së re do të përfundoje auditimi i të gjitha pikave të therjes në vend. Qëllimi i këtij aksioni është që të mbyllë edhe ato pika të cilat kanë përfituar licencë nga AKU duke mos përmbushur standardet e kërkuara.

“Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për cdo pikë therje. Pikat e therjes që nuk janë të standartit, pra që nuk kënaqin standartin do të mbyllen, po I paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standartit. Po të mos regullojmë dot standartitn në therjen e kafshëve të gjalla nuk mund të pretendojmë dot për sigurinë ushqimore sipas standarteve të kërkuara të Bashkimit Europian”, bëri me dije Peleshi.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë i gjithë aksioni për sigurinë ushqimore ka si qëllim ngritjen e një sistemi të certifikueshëm nga Bashkimi Europian.

Top Channel