Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias Uragani “Maria” fshikulloi ishujt Turks dhe Caicos këtë të premte, pasi shkatërroi shtëpi, shkaktoi përmbytje masive, rrënoi ekonomitë dhe vrau të paktën 25 persona në Porto Riko dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.
“Maria” ishte i dyti uragan i madh që goditi Karaibet gjatë këtij muaji, si dhe stuhia më e fuqishme që ka goditur territorin amerikan të Porto Rikos në afro 90 vite. Ajo shkatërroi tërësisht sistemin e furnizimit me energji elektrike të ishullit, ndërsa disa lumenj arritën nivele rekord duke shkaktuar përmbytje.
Zyrtarët e Porto Rikos thanë këtë të premte se 6 persona ishin konfirmuar të vdekur nga stuhia. Tre të tjerë humbën jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në Utuadno, qendra malore e ishullit; dy u mbytën nga ujërat e vështueshëm në Toa Baja, në perëndim të San Juanit; ndërsa një tjetër vdiq në Bayamon, pasi u godit nga një panel diellor. Më herët, raportimet në medie e çonin shifrën e viktimave në këtë ishull në 15.
“Për momentin këto janë shifrat e fatkeqësive që dimë deri tani, por nga burime jozyrtare kemi informacione edhe për fatalitete të tjera, të cilat nuk kemi mundur t’i konfirmojmë”, tha Hector Pesquera, Sekretar i qeverisë për Sigurinë Publike.
Përreth San Juanit, njerëzit kanë dalë të pastrojnë mbetjet nëpër rrugë, ndërsa disa nisën të hapin edhe bizneset, edhe pse nuk i dihet sesa gjatë mund të vazhdojnë pa energji elektrike dhe me inventare të kufizuara.
“Nuk ka ujë, s’ka energji dhe asgjë tjetër”, tha Rogelio Jimenez, një punonjës 34-vjeçar restoranti. “E kemi hapur sot, sepse kemi përllogaritur të kemi mjaftueshëm furnizim për të paktën një javë. Nëse nuk mbetet asgjë pas kësaj kohe, do ta mbyllim biznesin”.
Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello shpalli “shtetrrethimin” nga mbrëmja deri në agim, deri ditën e shtunë, për 3.4 milionë banorët e ishullit. Ai tha se rreth 700 persona ishin shpëtuar nga përmbytjet dhe se ndërlidhja rrugore është e vështirë me pjesën juglindore të ishullit.
Top Channel