SHBA, hetimi për Rusinë në dyert e Shtëpisë së Bardhë

21/09/2017 09:00

Hetimi për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet amerikane po përpiqet të sigurojë dosjet e Shtëpisë së Bardhë për kohën e Donald Trump në Presidencë.

Mediat amerikane raportojnë se shënjestra e hetimit janë dokumentat që kanë të bëjnë me shkarkimin e drejtorit të FBI-së dhe takimin e djalit të Presidentit me një avokate ruse. Sipas mediave, prokurori special Robert Mueller i ka parashtruar Shtëpisë së Bardhë 13 fusha interesi për hetimin e tij. Vetë Trump i cilëson pretendimet se ndihmësit e tij kanë bashkëpunuar me Kremlinin si lajme të rreme. Por, nuk të jep këtë përshtypje hetimi intensiv i drejtuar nga Mueller, i cili, pasi “New York Times” dhe “Washington Post” është i interesuar edhe për dosjet që kanë të bëjnë me shkarkimin e Michael Flynn, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare.

Mësohet se prokurori special po heton edhe takimin në zyrën ovale, në të cilin Trump i tha zyrtarëve rusë se shkarkimi i të çmendurit James Comey, shefi i FBI-së, i kishte lehtësuar shumë presionin. “New York Times” shkruan se avokati i Trump tha se gjatë javës do të paraqëse shumë nga dokumentat e kërkuara, por nuk pranoi të bënte më shumë komente për specifikat e kërkesave.

Po sipas mediave, prokurori special Mueller ka kërkuar edhe dokumenta që kanë të bëjnë me Paul Manafort, ish-kreu i fushatës Trump, i cili vetëm së fundmi u mor vesh se kishte qenë nën përgjimin e FBI-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA