
Një stërvitje ushtarake në perëndim të Rusisë, e zhvilluar të dielën ose të hënën, nuk ka shkuar ashtu siç duhet.
Sipas asaj që publikon faqja ruse e lajmeve “66.ru”, një helikopter i ushtrisë ruse ka lëshuar një raketë, që aksidentalisht ka rënë mbi të pranishmit që po ndiqnin stërvitjen.
Ushtria ruse e ka pranuar se pamjet e xhiruara, të përfunduara nëpër rrjete sociale dhe të pasqyruara nga mediet botërore, janë autentike dhe se raketa vërtet është lëshuar në mënyrë aksidentale.
Por, në komunikatën e ushtrisë mohohet që incidenti të ketë ndodhur gjatë stërvitjeve aktuale mbi sigurinë, e quajtur “Zapad” dhe që po zhvillohet së bashku me Bjellorusinë, e shton gjithashtu se asnjë person nuk është lënduar.
Top Channel