Ndahet një tjetër çift në Hollivud
20/09/2017 00:00
Rachel Bilson dhe Hayden Christensen janë ndarë sipas disa raportimeve në median rozë.
Çifti, të cilët janë prindër të 3-vjeçares Briar Rose, janë të lidhur prej 10 vitesh, por nuk ishin martuar. “Ajo është me kohë të plotë në Los Angeles dhe ai në Toronto. Ata nuk kanë qënë bashkë prej disa muajsh”, ka thënë një burim për US Weekly.
Aktorët, të dy 36-vjeçarë, u njohën në xhirimet e filmit “Jumper” në 2007 dhe u fejuan në dhjetor 2008.
Në gusht të 2010 ata e quajtën të përfunduar fejesën, por iu rikthyen bashkëjetesës pas tre muajsh. Aktorja e “Nashville” lindi vajzën e saj në tetor të 2014.
Top Channel