Liverpool eliminohet nga Kupa e Ligës

20/09/2017 00:00

Liverpool i thotë lamtumirë Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u elimina nga Leicester, që e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0.

Liverpool, tek i cili trajneri gjerman kishte bërë rotacion, u shfaq më i rrezikshëm në fushën e lojës në pjesën e parë, me Oxlade-Chamberlain dhe Solanke, por Leicester gjeti golin dhe këtë e bëri në 45 minutat e dyta. Okazaki, i cili u aktivizua pikërisht në pjesën e dytë, shfrytëzoi një asist nga Iborra për të mposhtur portierin Ward.

Në minutat e fundit, Leicester shënoi edhe golin e dytë me Slimanin, duke siguruar një vend për në 1/8 e finales së Kupës së Ligës, ashtu siç bëri edhe Tottenham që mposhti Barnsley me golin e Dele Alli.

U kualifikuan për në raundin tjetër edhe Middlesbrough që mposhti Aston Villa dhe West Ham që eliminoi Boltonin, duke e mundur 3-0.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta