Bushati takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE

20/09/2017 00:00

Gjatë punimeve të sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Nju Jork, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger.

Në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë dhe çështje të tjera që shqetësojnë hapësirën e OSBE-së dhe u pajtuan në nevojën e angazhimit edhe më të madh të organizatës për adresimin e krizave.

Ministri Bushati nënvizoi ecurinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe OSBE-së në mbështetje të reformave madhore në vend si dhe nënvizoi se OSBE duhet të jetë në gjendje të mundësojë që Kosova të bëhet gradualisht pjesë e forumeve të saj, duke filluar nga ato që trajtojnë zhvillimet në Kosovë.

Po ashtu, ministri Bushati u takua dhe me homologun e tij tunizian, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimeve mes dy vendeve. Si dhe u nënshkrua marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta