Bayern Munchen mori përkohësisht kryesimin e Bundesligës gjermane pas fitores së thellë 0-3 në fushën e Schalke 04, në një ndeshje ku dominoi dhe largoi përkohësisht kritikat e startit të sezonit.
Formacioni bavarez mori epërsinë në “Feltins Arena” në minutën e 25, me një penallti të vendosur nga arbitri pas verifikimit të pamjeve filmike. Nga pika e bardhë Robert Lewandowski tundi rrjetën e Shalkes.
Dy prurjet e reja të kësaj vere, Toliso dhe James Rodriguez krijuan dhe golin e dytë, me autor kolumbianin. Ishte pikërisht mesfushori latin që shpiku edhe një asist për Vidal, në një aksion të bukur që vulosi dhe suksesin e Bajernit.
Në sfidat e tjera, Wolfsburg barazoi me Werder Bremen 1-1, ndërsa Borussia Monschengladbach mundi 2-0 Shtutgartin.
Top Channel