Transportet, largohen drejtorët e LSI. Dorëhiqet Xhika dhe Spahiu

18/09/2017 00:00

Kanë filluar lëvizjet e para tek drejtuesit e agjencive dhe drejtorive qeveritare.

Burime të sigurta pranë Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë me dije se drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashmamir Xhika i ka paraqitur ministrit Gjiknuri dorëheqjen nga pozicioni drjetues, dorhëqje kjo që është pranuar. Largimi është konfirmuar për Top Channel nga vetë zoti Xhika.

Edhe largimi tjetër i përket po kësaj ministrie, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe urdhër të kryeministrit është liruar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu.

Ky i fundit në një intervistë telefonike ka deklaruar se nuk është informuar ende zyrtarisht për këtë. Ende nuk janë caktuar drejtuesit e rinj, ndërkohë që puna vazhdon me komandim të brendshëm.

Të dyja këto drejtori janë nga më të rëndësishmet në fushën e transporteve, e para është përgjegjëse për të gjitha asket rrugore kombëtare dhe investimet e reja që bëhen në to; ndërsa e dyta ka nën përgjegjësinë e saj pjesën e patentave, targave dhe taksën e qarkullimit të mjeteve.

Dy drejtuesit e larguar kanë qenë më parë propozime të Lëvizjes Socialiste për Inetgrim.

Top Channel