Tërmeti godet jugun e Shqipërisë

18/09/2017 00:00

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në jug të vendit.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti me magnitudë 4 ballë është regjistruar në orën 18:47 minuta, me epiqendër 14 kilometra në perëndim të Gjirokastrës.

Nuk ka raportime për dëme materiale.

Top Channel