Shtyhet gjyqi ndaj Doshit dhe Frrokut

18/09/2017 00:00

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Tom Doshi dhe Mark Frrokut, për shkak të mungesës së trupës gjyqësore.

Procesi ndaj deputetit Doshi dhe ish-deputetit Frroku po zhvillohet në Gjykatën e Lartë për kallëzim të rremë.

Avokati i Doshit, Ferid Muça ka deklaruar se shtyrja e procesit është pa afat, “pasi gjykata është e paralizuar”.

Por pak më vonë, përmes shortit gjyqtarët Andi Çeliku dhe Ardian Dvorani janë zgjedhur për të menaxhuar procesin.

Dy anëtareve të mëparshme të trupës gjyqësore, Arjana Fullani e Evelina Qirjako u kishte mbaruar mandati.

Top Channel