Pranoi fajin, Rooney dënohet me 100 orë punë dhe dy vite pa patentë

18/09/2017 00:00

Wayne Rooney pranoi akuzën për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, në orët e para të mëngjesit të datës 1 shtator.

Sulmuesi i Evertonit u shfaq në Gjykatën e Magjistraturës “Stockport” këtë të hënë, duke e pranuar fajin e tij. Në datën 1 shtator, 31-vjeçari u arrestua nga policia në “Wilmslow”, në Cheshire, për të dalë më pas në lirim me kusht.

Pas përfundimit të seancës, sulmuesi u ndalua që të drejtojë makinën për dy vite, ndërkohë që do të jetë i detyruar që të punojë 100 orë në shërbim të komunitetit. Ndërkohë, sipas medias britanike, Rooney do të dënohet edhe nga Evertoni me 300 mijë paund gjobë.

Rooney, muajin e kaluar deklaroi tërheqjen nga kombëtarja angleze pas 14 vitesh, pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e “Tre luanëve” me 53 gola të shënuara. Ai u formua si futbollist tek Evertoni, por në vitin 2004 u transferua te Manchester United, ku qëndroi për 13 sezone. Këtë verë u kthye tek Evertoni, ndërkohë që këtë fundjavë u përball me ish-skuadrën e tij në “Old Trafford”, ku “djajtë e kuq” fituan thellë 4-0.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta