Neymar-Cavani, sherr për topin

18/09/2017 00:00

Duket se nisin problemet e para te Paris Saint Germain.

Fitorja 2-0 e parizienëve ndaj Lyon të dielën në mbrëmje nxorri në pah se yjet e kësaj skuadre, Neymar dhe Cavani, nuk shkojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin.

Në pjesën e parë, një faull ndaj brazilianit ishte shkas për zënkën e parë. Kjo zënkë u zgjidh nga Dani Alves, i cili i fshehu topin uruguajanit për t’ia dhënë atë brazilianit, në mënyrë që Neymar të ekzekutonte goditjen e dënimit që kishte fituar vetë.

Ndërsa në minutën e 78, një penallti ndaj Mbappe bëri që të plaste sërish sherri për topin. Cavani u tregua i shpejtë dhe e mori atë për të goditur penalltinë. Neymar u afrua dhe i kërkoi që t’ia linte penalltinë, por uruguajani nuk pranoi.

Trajneri Unai Emery tha pas ndeshjes se nëse mes lojtarëve nuk do të ketë marrëveshje për goditjen e 11-metërshave, do ta vendosë ai se kush do të godasë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta