Lamtumirë “fair play”!

18/09/2017 00:00

Në Gjermani, “fair play” duket se nuk është kthyer ende nga pushimet.

Në ndeshjen e kategorisë së tretë mes Carl Zeiss Jena dhe SV Meppen, një prej futbollistëve shkeli me të dyja këmbët rregullat e “fair play”-t duke shënuar një gol që vuri në siklet edhe shokët e tij të skuadrës.

Në kohën që një lojtar i Jenas ishte në tokë i dëmtuar, kapiteni i Meppen ndaloi lojën. Por, Eismann i Jenas ia mori topin nga këmbët dhe shkoi të shënonte golin e parë për skuadrën e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta