Toyota fton Alonson në garën “24 orët e Le Mans”

17/09/2017 00:00

Viti 2018 është ende në pikëpyetje për Fernando Alonson. Logjika dhe faktet e deritanishme e shohin atë te McLaren-Renault në Formulën 1, por opsionet e tjera nuk janë hedhur plotësisht poshtë.

Spanjolli nuk e ka fshehur asnjëherë ëndrrën e tij për të fituar “Kurorën e trefishtë”, por nuk përjashtohet mundësia që ai të garojë në dy kompeticione brenda një sezoni.

Nëse Alonso do të qëndrojë te McLaren-Renault nuk do të mund të përsërisë eksperiencën e tij në garat “Indy 500”, por do ketë mundësinë të përjetojë atë të garës “24 orët e Le Mans”, që do të jetë më 16 dhe 17 qershor të 2018, data në të cilat nuk ka asnjë garë të Botërorit të Formulës 1.

Skuadra që ka shfaqur interes për të pasur dy herë kampionin e botës është “Toyota Gazoo Racing”, nëpërmjet drejtorit të saj Rob Leupen, që e ka përmendur këtë mundësi me një deklaratë për portalin “motorsport.com”.

“Gjithnjë kemi qenë të interesuar për të biseduar me pilotët më të mirë dhe Pascal Vasselon, drejtori teknik, ka një raport shumë të mirë me Alonson, që është krijuar kur ai ishte në Formulën 1 me Michelin”, tha Leupen. “Por nuk mund të them asgjë më shumë në lidhje me këtë çëshje, pasi gjithçka në këtë moment është e hapur”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta