Teuta fiton në Shkodër dhe kryeson
17/09/2017 00:00
Ndeshja e luajtur në ‘Loro Boriçi’, mes Vllaznisë vendase dhe Teutës, ka përfunduar me fitoren minimale, 0-1, të durrsakëve.
Vendimtar ka qenë një gol i shënuar nga talenti durrsak i Arbër Çyrbja, në pjesën e dytë, pas një veprimi të bukur individual, në të vetmen goditje në portë të Teutës, gjatë gjithë 90 minutëshit.
Ndeshja ka qenë mjaft e mërzitshme dhe me ritëm shumë të ulët, çka ka sjellë edhe kontestime të tifozëve të pranishëm.
Shkodranët arritën të godasin edhe traversën, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, nga kapiteni Gilman Lika, por gjithsesi, pavarsisht se kontrolluan ndeshjen, nuk arritën të krijojnë raste të pastra për shënim.
Top Channel