Sllovenia kampione Europe, mposht Serbinë në finale
17/09/2017 00:00
Sllovenia është shpallur kampione e Europës, në basketball për meshkuj, duke mposhtur Serbinë në një finale emocionuese.
Sfida u kontrollua nga sllovenët, të cilët kryesuan gjatë gjithë takimit, por momentet e fundit ishin vërtetë dramatike.
Në periodën e katërt serbët zhvilluan një lojë mjaft efikase dhe arritën për një moment, të barazojnë shifrat.
Gjithsesi sllovenët reaguan dhe arritën të marrin sërish avantazhin dhe kontrollin e sfidës, duke fituar me rezultatin përfundimtar 93-85.
Sllovenia e meritoi tërësisht fitoren, apsi në gjysmë-finale mposhti kampionët në fuqi, Spanjën.
Top Channel