Seria A, Milan e Napoli bëjnë detyrën

17/09/2017 17:00

Në javën e katërt të Serisë A, Milan e Napoli arritën të merrnin 3 pikët në ndeshjet e luajtura në shtëpi, respektivisht ndaj Udineses dhe Beneventos.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincenzo Montella fituan 2-1 falë golave të kroatit Nikola Kalinic, ndërkohë që për miqtë shënoi Lasagna.

Ndërkohë, shumë më të lehtë e kishte Napoli, që fitoi 6-0 një ndeshje ku Mertens shënoi 3 gola. Golat e tjerë u shënuan nga Allan, Insigne dhe Callejon.

Pas këtyre rezultateve, Napoli, Juventus dhe Inter kryesojnë renditjen me 12 pikë, të ndjekur nga Milani me 9, në pritje të ndeshjes Genoa-Lazio.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Cagliari fitoi 0-2 ndaj Spalit, ndërsa Torino e Sampdoria barazuan 2-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA