Real Madrid rikthehet te fitorja

17/09/2017 00:00

Real Madrid u rikthye te fitorja në kampionatin spanjoll, duke mposhtur në transfertë, Real Sociedad, me rezultatin 1-3.

Ekipi i Zidane vinte në këtë takim pas dy barazimeve radhazi, me Valencian dhe Levanten, rezultate të cilat e kishin shkëputur nga Barcelona kryesuese.

Ndonse me disa mungesa në repartin e sulmit, Reali kaloi në avantazh me anë të Mayoral, në minutën e 19.

Vendasit barazuan në të 28-ën, por madrilenët gjetën sërish avantazhin në minutën e 36, pas një autogoli.

Gareth Bale shënoi në minutën e 61, golin e tretë, duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit, 1-3.

Pas kësaj fitoreje Reali shkon në vendin e katërt, me tetë pikë, aq sa ka edhe Athletico Madrid, i vendit të pestë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta