
Manchester United ka arritur të marrë një fitore të thellë, 4-0, ndaj Everton, duke iu bashkuar rivalëve të City-t, në kreun e renditjes.
“Djajktë e kuq” gjetën avantazhin që në minutën e katërt, me anë të Valencia, ndërsa tre golat e tjerë i shënuan në minutat e fundit të takimit.
Mkhitaryan në minutën e 84, Lukaku në të 89-ën dhe Martian në minutën e dytë shtesë, me 11 metërsh, ishin autorët e golave të tjerë për ekipin e Mourinhos.
E nëse United shkëlqen, Everton ka bërë një nisje katastrofike të këtij sezoni futbollistik, duke fit6uar vetëm 1 nga pesë ndeshjet e para, barazuar një tjetër dhe humbur tre.
Madje edhe në Europa League, Everton dështoi keqazi ndaj modestëve italianë të Atalantës, duke humbur ndeshjen e parë me rezultatin 3-0.
Top Channel